
Kryeministri Edi Rama Rama nxjerr serinë e dytë të ‘filmin vizatimor’ ku Lapaj del ‘yll seriali’, Basha shkëlqen me 7×7=313 dhe Berisha jep leksione aktrimi”
Në mungesë të ndonjë telenovele politike të re, Kryeministri Rama ka vendosur t’i japë dorën vetë animacionit – dhe jo për fëmijë, por për rritur… me imunitet!
Në videon më të fundit të postuar në Facebook, Rama sjell një kastë të denjë për një “reality shoë politik”: Lapaj – aktori kryesor që kërkon të bëjë Shqipërinë “lule o lule”, Berisha – regjisori në hije me dialogë të përgatitur, dhe Basha – një poet revolucionar që llogarit 7×7=313, sepse pse jo, në politikë çdo gjë është relative, edhe matematika.
Në këtë skenë të animuar:
Lapaj kërkon receta për të bërë Shqipërinë, dhe për pak s’e pyet bufat e pyllit.
Berisha, me përvojën e një regjisori të vjetër, i jep rolin kryesor Lapajt dhe e lavdëron që “gënjen bukur, aq sa i beson vetë” – talent natyral!
Basha përpiqet të ndërhyjë me shifra dhe parrulla revolucionare, por mbetet peng i një ekuacioni pa zgjidhje: ai vetë.
Ndërkohë, në fund të filmit, Berisha e këshillon Lapajn që kur dikush ta pyesë “si do rritësh pagat?”, ai thjesht të përgjigjet si çdo politikan i mirë i shkollës së vjetër: “Do ia marrim hajdutëve!”
E ndërsa videoja mbyllet, ne mbetemi me pyetjen: A është kjo një satirë, një ogur, apo një trailer për zgjedhjet e ardhshme?
Të vetmet që mungojnë janë qeshjet në sfond dhe një titull: “Game of Karrige – Sezoni i Ri, Një Komb, Një Kukull, Një Premtim”.