Në një shkollë të Tiranës është ngritur alarmi për vendosjen e një bombe. Policia njofton se njoftimi është marrë në adresën e emalit të një shkolle private në zonën e Misto-Mames, ku thuhej në anglisht se në ambientet e shkollës ishte vendosur një bombë, e cila do të shpërthente për 43 minuta.

“Më datë 21.02.2025, rreth orës 11:30, është marrë njoftim se në adresën e një shkolle private në zonën e Misto-Mames, ka ardhur e-mail i shkruar anglisht në të cilin thuhej se në ambientet e shkollës ishte vendosur një bombë, e cila do të shpërthente për 43 minuta.“

Sipas mesazhit që iu është dërguar prindërve, të gjithë nxënësit janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore, por duhet të largohen për në shtëpi. Në mesazh thuhet se po bashkëpunohet me Policinë dhe nuk ka panik.

“I nderuar prind, Ju informojmë se në shkollë është dërguar një email dhe duhet që nxënësit të largohen për në shtëpi. Po bashkëpunojmë me policinë. Nuk ka panik dhe të gjithë fëmijët janë shumë mirë! Transporti i fëmijëve do të jetë me furgon ose nga ana e prindërve nëse ka mundësi. Do mbetemi në kontakt. Mësuesja kujdestare“, thuhet në mesazhin drejtuar prindërve të nxënësve.

Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e nxënësve dhe stafit të shkollës.

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar mbi ngjarjen, ku ka bërë me dije se alarmi për bombë, i ardhur me një email ishte i rremë.

Shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.02.2025, rreth orës 11:30, është marrë njoftim se në adresën e një shkolle private në zonën e Misto-Mames, ka ardhur e-mail i shkruar anglisht në të cilin thuhej se në ambientet e shkollës ishte vendosur një bombë, e cila do të shpërthente për 43 minuta.

Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e nxënësve dhe stafit të shkollës.

Vijon kryerja e kontrollit dhe verifikimeve përkatëse nëse njoftimi është i rremë.

Shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve. /balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu