
Ish- komandantët e UÇK-së që janë duke u mbajtur në paraburgim në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët tjerë, kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka për RTKlive e ka konfirmuar se ata e kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së.
“Mund t’iu konfirmoj se shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së”, ka theksuar Elezi.