
Mbahet në Tiranë konferenca ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri.
Të pranishëm janë kryeministri Edi Rama, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja si dhe Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu.
Rama: Jemi mbledhur për të diskutuar mes aktorëve institucionalë, këshilltarëve prestigjiozë që kemi privilegjin të kemi se çfarë duhet të bëjmë më tej me sistemin e pensioneve. Për të bërë një bilanc të një rruge të nisur 10 vjet më parë dhe pastaj për tu projektuar në të ardhmen. Kemi mësuar jo pak. Sot ne jemi një vend tjetër, kemi një prodhim të përgjithshëm kombëtar dy herë e gjysmë më të lartë se sa 10 vite më parë, kur prodhimi ynë ishte më pak se 10 mld euro, ndërkohë që sot është më shumë se 25 mld euro. Jemi një vend që eksporton 4-fish më shumë se sa 10 vite më parë. Ishim një vend që kishim një borxh prej 1.2 mld eurosh vetëm në kompaninë e shpërndarjes së energjisë, si rezultat i gjysmës që nuk paguante. Vetëm borxhet ndaj kompanive të kontraktuara për inverstimet në infrastrukturë kalonin 400 mln euro. Dhe përgjigjgjja jonë ishte “jo ne nuk do të rrisim çmimin e energjisë, por do të vendosim rregull që të gjithë të paguajnë”.
Kreu i qeverisë u ndal te reforma e ndërmarrë në vitin 2014 për pensionet.
Rama: Jemi të vetedijshëm se do të ishte fatale nëse në këtë pikë do të vepronim pa pasur një vizion afatgjatë dhe pa pasur një plan të qëndrueshëm afatgjatë sepse do të shkaktonim të njëjtat dëme që u shkaktuan nga veprimet që na kishin vëënë para një sistemi pesnionesh absurd kur në ndërmorëm reformën e vitit 2014. Në bëmë një proces të ngjashëm në 2014 me lkëtë që po bëjmë sot, duke përfshirë sa më shumë aktorë, duke analizuar sa më shumë skenarë. Sot na ka dhënë mundësinë të kemi dy pasqyra përballë, pasqyrën e atyre që kanë dalë në pension para 2014 dhe atyre që kanë dalë pas. Kjo mund të na japë leksione se sa mund ta dëmotojë një politikë dritëshkurtër një shtresë të tërë populli. Në reofrëm e 2014 ne vendosëm kontributet në funksion të pensioneve. Deri në 2014 kontributet nuk ishin premisa për marrjen e pensioneve dhe niveli i pensionit ishte me një tavan prej 200 dollarësh. Çfarëdo kontrinutesh të kishte dhënë individi nuk merrte dot një pension më të lartë se 200 dollarë dhe kjo ka shkaktuar të gjithë plagën e madhe që po mbyllet dalëngadalë, por ende kemi një pjesë që vuajnë nga ajo pagë.
Ndërsa Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu, deklaroi se, “BB do të ofrojë mbështetje teknike për reformën e pensioneve”.
Xiaoqing Yu: Politikat e pensioneve që bëhen sot do të ndikojnë tek pensionistët e së ardhmes dhe kontribuesit dhe kjo të ndihmon të kesh një vizion afatgjatë dhe ti japësh një zgjidhje kësaj vështirësie për të arritur mjaftueshmëri në vendosjen e barazisë midis brezave, qendrueshmëri buxhetore dhe ndikimin makroekonomik”.
Yu vuri në dukje se qeveria e Shqipërisë e mori përsipër t’i japë zgjidhje kësaj sfide që me reformën e viti 2014 që e ka përmirësuar ndjeshëm reformën e pensioneve duke modifikuar formulën e pensioneve që ka fuqizuar lidhjen midis kontributit dhe pagesës së pensionit. Gjithashtu ka futur edhe një pension social duke i dhënë zgjidhje varfërisë në pleqëri.
Xiaoqing Yu: Skema e pensioneve të 2014 e ka përmirësuar ndjeshëm skemën e pensioneve por emigrimi, Informaliteti shumë i lartë dhe nën deklarimi i pagave po dëmton pensionet. Pensionet private duhet të kenë patjetër një rol plotësues, të jenë shtesë. Ndryshimet në skemën e pensioneve do të kenë sukses vetëm nëse publiku e kupton nevojën për reformën e pensioneve. Informimi i publikut është më rendësi publike për pasjen e suksesit, keni mbështetjen tonë tek për reformën e sistemit të pensioneve./atsh