yacht hotel sarande

Që në 15 korrik të vitit të shkuar që SPAK u detyrua nga Gjykata e Lartë të rihapë dosjen e 21 janarit, shtatë persona janë thirrur në Prokurorinë e Posaçme për të dëshmuar e shumë të tjerë pritet të thirren.

Ndër zyrtarët më të lartë që kanë dëshmuar në SPAK janë ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i ndjekur nga deputeti, Xhemal Qefalia dhe dy ish- ligjvënësit socialistë, Armando Prenga e Arben Çuko.

Për mediat ata thanë se ishin thirrur si persona që mund të kenë dijeni mbi vrasjet e protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pasi kanë qenë organizatorë të protestës së 14 viteve më parë.

Ndërkaq, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe zëvendësi i tij, Agron Kuliçaj janë akuzuar se e kanë zbatuar me vonesë urdhër-arrestet e prokurorisë në 2011. Mirëpo publikisht ata i mohuan zërat për diçka të tillë.

Por si u rihap dosja 21 janari?

Vendimi i Gjykatës së Lartë u parapri nga një tjetër vendimmarrje, ajo e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg ku “Çështja Nika kundër Shqipërisë” u fitua.

Strasburgu i dha të drejtë familjarëve të Aleks Nikës duke i konsideruar vrasjet krim shtetëror.

Ka qenë pikërisht, vendimi unifikues i Gjykatës Europiane që detyroi edhe Gjykatën e Lartë t’i jepte dritën jeshile çeljes së hetimeve të dosjes “21 Janari” e për rrjedhojë vuri SPAK-un në lëvizje.

Procedimi penal është regjistruar për tri akuza të rënda “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, Shpërdorim detyre dhe Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Ndonëse procedimi nuk është regjistruar me emra konkretë, këtë herë pritet të zbardhet edhe roli i kryeministrit të kohës, Sali Berisha dhe Ish ministrit të brendshëm Lulzim Basha.

Ndërkohë, predha që i mori jetën protestuesit nga Lezha Aleks Nikës do të determinojë se çfarë ka ndodhur 21 janarin e 2011. Por për këtë pritet përgjigjja e ekzaminimit shkencor nga autorietet në Romë./vizionplus.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu