Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për kalimin e dosjes për gjykim për inceneratorin e Tiranës. 8 prej të pandehurve kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, konkretisht: Lefter Koka, Bledar Karoli, Erjon Murataj, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku dhe Jetmir Llapaj, ndërsa 4 të tjerët gjykim të zakonshëm. Kjo kërkesë do shqyrtohet në seancën e ardhshme nga një tjetër trupë gjykuese. Në datë 2 Gusht, Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për 12 personat e akuzuar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërdorim detyre”.
Masat për inceneratorin u lëshuan në Dhjetor të vitit 2023, ndërsa për gjykim kanë kaluar 12 persona, mes tyre dhe ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka. Për inceneratorin e Tiranës, është ndarë dosja për Alqi Bllakon, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit. Kjo për shkak se ai po hetohet për një tjetër akuzë, atë të korrupsionit.
TË PANDEHUR PËR INCENERATORIN E TIRANËS:
Lefter Koka
Pëllumb Abeshi
Erjon Murataj
Bledar Karoli
Taulant Tusha
Namik Simixhiu
Etleva Kondi
Alba Thoma
Valbona Ballgjini
Sidita Kopliku
Jetmir Llapaj
Silena Tola
Klan News