Socialistët kanë reaguar pas publikimit të opinionit nga Komisioni i Venecias për mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Deputetja e PS-së, kryetare e komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka tha se Komisioni i Venecias është shprehur sot për 5 pyetjet e drejtuara si dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen Xhaçka.

yacht hotel sarande

Bushka tha se Komisioni i Venecias shprehet qartë se Parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar dhe se deputetët kanë të drejtë të votojnë lirshëm, siç është sanksionuar nga Gjykata Kushtetuese në vendimin e vitit 2011.

“Në opinionin e Komisionit të Venecias theksohet parimi se deputetët janë të lirë të votojnë. Komisioni i Venecias konstaton se Kuvendi e njeh detyrshmërinë e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të jenë të zbatueshme dhe nuk duhet të diktojnë votën dhe të shkelin rolin e parlamentit. Bazuar ne opinion e Komisionit të Venecias pikëpyetjet e ngritura nga Gjykata Kushtetuese kanë qenë të drejta dhe të bazuara. I gjithë ky proces përtej retorikës politike pati një karakter tërsisht teknik dhe parime kushtetuese e jo interesa politike. Koha na dha të drejtë se ishte një çështje juridike që nuk mund të zgjidhej me vendime politike”, tha Bushka.

Bushka tha se Komisioni i Venecias thekson se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të kushtëzohet nga votimi në Kuvend.

“Kuvendi e njeh detyrueshmërinë e zbatimit të GJK dhe nuk ka patur qëllim moszbatimin. Por duhet të jenë brenda kompetencave kushtetuese. Kuvendi e dërgon çështjen në GJK vetëm kur deputeti përfiton pasuri publike. E drejta 1/5 e deputetëve për t’iu drejtuar GJK e sanksionuar në Kushtetutës dhe lejimi saj i mbrojtur sipas parimeve ndërkombëtare. GJK në rolin kushtetues ka kompetencën e interpretimit të kushtetutës. Edhe një herë u kërkua qartësimi kur ekzistojnë paqartës. Nuk ka patur asnjë krizë kushtetuese”, tha Bushka.

Përshëndes me mirënjohje Komisionin e Venecias për opinionin profesional që konfirmon edhe njëherë që qëndrimi i mazhorancës ishte puç kushtetues ndaj shtetit ligjor.

Qartësisht Komisioni i Venecias konfirmon drejtësinë e betejës së opozitës, duke ritheksuar se nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në rastin konkret nga i cili u ngrit kjo kërkesë, Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet me votimin nga shumica parlamentare.

Edhe njëherë mashtrimi i Kryetares së Kuvendit me lajme fake të shpërndarë disa ditë më parë doli zbuluar. Komisioni i Venecias i ka dhënë shuplakën më të madhe gjatë këtyre 34 viteve një mazhorance, duke konfirmuar ndërkombëtarisht se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese me votë politike është i paprecedentë.

Qëndrimet thelbësore të Gjykatës Kushtetuese:

Kuvendi argumenton se skenari i fundit është i zbatueshëm në lidhje me nenin 70(4) të Kushtetutës pasi dispozita thotë se Kuvendi “vendos” për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, Komisioni dëshiron të theksojë se në këtë rast konkret Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka dhënë tashmë një vendim se Kuvendi u detyrua të dërgonte në Gjykatën Kushtetuese mocionin për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit konkret.

Në dritën e sa më sipër, pyetjet numër 1 dhe 3 nuk duhet të shihen si çështje mandati të lirë, pasi nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në rastin konkret nga i cili u ngrit kjo kërkesë, Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet me votimin nga shumica parlamentare.

Pajtueshmëria e të gjitha autoriteteve me vendimet e Gjykatës Kushtetuese bazohet në parimin e besnikërisë kushtetuese si element i shtetit të së drejtës. Një pajtueshmëri e tillë nuk duhet të kushtëzohet me votën e shumicës parlamentare, por është një kërkesë thelbësore e shtetit të së drejtës. Kur vendimi i një Gjykate Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizim të fuqisë vendimmarrëse të Parlamentit, ky i fundit duhet të marrë një vendim në përputhje me gjykimin e Gjykatës dhe të votojë për çështjen e kufizuar siç është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu