Edoardo Bove iu nënshtrua një operacioni mëngjesin e sotëm për të vendosur një defibrilator nënlëkuror në zemër. Operacioni u krye në repartin e aritmologjisë në spitalin ‘Careggi’ në Firenze, ku mesfushori 22-vjeçar i Fiorentinës ndodhet i shtruar që nga e mërkura e kaluar pas kolapsit në fushë në ndeshjen ndaj Interit më 1 dhjetor. Bove pritet të largohet nga spitali midis të enjtes dhe të shtunës, pasi të monitorohet gjendja e tij. Sipas protokollit shëndetësor të spitalit, vendosja e një defibrilatori ka qenë i nevojshëm për t’u bërë pasi Bove ka mbërritur në institucionin shëndetësor me një problem që rezultoi të ishte i natyrës kardiake.

yacht hotel sarande

Kolapsi në fushë

Të dielën e 1 dhjetorit Bove ishte në fushë në ndeshjen Fiorentina – Inter, e cila u shty pasi 22-vjeçari pësoi një kolaps në fushë (arrest kardiak) dhe i shokoi të gjithë. Pas atij momenti Bove ka qenë në spital dhe është në kushte optimale pas operacionit.

E ardhmja

E sigurt është që Bove nuk do mundet të luajë më në Itali, pasi Lega e futbollit italian nuk lejon futbollistët me probleme kardiake dhe me defibrilator në zemër të jenë pjesë e klubeve që ajo ka nën ombrellë.

Jashtë Italisë

Në këtë rast specifik, Fiorentina do duhet të lërë të lirë djaloshin dhe Bove të kërkojë një tjetër klub në shtetet që e lejojnë lojën me defibrilator në zemër. Ashtu si Christian Eriksen që vuajti të njëjtën gjë dhe la Interin për Brentford dhe më pas Man. United në Angli, edhe Bove do duhet të vijojë karrierën sportive larg Italisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu