Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryesinë e PS, në selinë rozë për të emëruar një drejtues të ri politik për Dibrën, pas spostimit të Blendi Gonxhes nga Dibra në Tiranë.
Bëhet me dije se kandidati kryesor për Dibrën është sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, i cili u caktua përgjegjëses për organizimin e zgjedhjeve në të gjithë territorin e vendit.
Fokusi i diskutimeve do të jenë zgjedhjet e 11 majit, ndërsa veç kryesisë të pranishëm janë edhe kryetarët e bashkive online./ shqiptarja