Mbetën të bllokuar në kanionin e Gjipesë, shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse iu shkojnë në ndihmë 2 turistëve belgë.
Lokalizohen dhe nxirre nga kanioni, pas disa orësh kërkimesh në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, të dy turistët në gjendje të mirë shëndetësore.
Ditën e sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë morën njoftim se 2 turistë belgë, duke eksploruar kanionin e Gjipesë, Himarë, kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe e kishin të pamundur të dilnin nga kanioni.
Menjëherë pas njoftimit, në drejtim të kanionit janë nisur shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse.
Si rezultat i kërkimeve, u bë i mundur lokalizimi dhe nxjerrja nga kanioni e 2 turistëve, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia e Vlorës vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë, gjatë gjithë vitit.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️