Shumica e qyteteve të botës po bëhen gjithnjë e më me shi, duke përjetuar më shumë reshje se zonat rurale përreth, shkruan focus.it.

Studimi, i kryer nga Universiteti i Xhorxhias në Athinë, u fokusua në 1 056 qytete të shpërndara në mbarë botën dhe përdori të dhëna të marra përmes radarëve dhe satelitëve dhe të mbledhura midis viteve 2001 dhe 2020.

yacht hotel sarande

Prej tyre, 63% e qyteteve rezultuan se ishin “ishuj të lagësht” të cilët janë më me shi se zonat rurale përreth.

Arsyet e kësaj anomalie gjenden në strukturën e vetë qyteteve: ndërtesat, rrugët dhe trotuaret kapin nxehtësinë në mënyrë më efektive se toka e zhveshur dhe rritja e temperaturës mesatare kontribuon në formimin e reve, sepse ajri i nxehtë shndërrohet më shumë në lagështi.

Efekti i shiut megjithatë nuk është uniform në qytetet e studiuara. Më të prekurit janë më të populluarit dhe mbi të gjitha më të ndoturit: grimcat e dëmshme të pezulluara në ajër veprojnë si bërthama kondensimi për formimin e reve.

Trendi është i vlefshëm në nivel global dhe sipas autorëve të studimit duhet të merret në konsideratë në planifikimin e qendrave urbane dhe zgjerimin e tyre për të shmangur përmbytjet dhe fatkeqësitë e tjera të shkaktuara nga reshjet e tepërta./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu