Nisi dje nga gjimnazi “Sami Frashëri” në kryeqytet, konsultimi publik me prindër, mësues, e staf mbështetës mbi fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes tyre për të parandaluar shfaqet e dhunës tek të miturit, në të gjitha format e saj, si dhe për të diskutuar mbi perspektivën e aksesit të nxënësve dhe adoleshentëve në platformat sociale TikTok dhe SnapChat. Konsultimi, i cili do të shtrihet në të gjitha shkollat e vendit u lançua nga kryeministri Edi Rama, duke marrë shkas nga ngjarja tragjike e disa ditëve më parë, e vrasjes së adoleshentit 14 vjeçar nga bashkëmoshatari i tij.

“Do të nisim sot dëgjesat dhe këshillimet me prindërit sa i përket fuqizimit të mëtejshëm të mekanizmit lidhur me parandalimin e çdo forme dhune, por gjithashtu edhe bullizmit, të fokusuar tek rrjetet sociale.” u shpreh Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, në çelje të takimit ku merrte pjesë edhe Kryeministri Edi Rama – teksa theksoi se ngjarja e ndodhur disa ditë më parë është vërtetë një ngjarje tragjike dhe një moment për të reflektur dhe për të fuqizuar në mënyrë të vazhdueshme instrumentet parandaluese që janë aktualisht të ngritura.

yacht hotel sarande

Kryeministri Edi Rama në nisje të takimit: Shumë faleminderit për mundësinë! Natyrisht që ne jemi të dëshiruar që të bëjmë një bashkëbisedim dhe jo thjeshtë një mbledhje ku ne të flasim dhe ju të dëgjoni.

Më vjen mirë që këtu është një grup miks drejtuesish të shkollave, prindërish nga këshilla të ndryshëm të prindërve dhe kështu mund ta shikojmë temën në kënde të ndryshme.

Por përpara sesa ta kaloj fjalën tek ju unë do doja të thoja pak gjëra.

Së pari, çka po diskutojmë dhe e gjithë problematika që lidhet me shqetësimin e provokuar nga një tragjedi, nuk është një diskutim që ne na gjen të papërgatitur apo na gjen në kushtet kur kemi menduar të bëjmë ca gjëra, por akoma nuk kemi nisur t’i bëjmë, aspak.

Ne jemi sot në kushtet kur një proces i tërë ndryshimi, jo vetëm në aspektin e infrastrukturës fizike të shkollave, po në të gjitha apektet, ka nisur prej shumë kohësh dhe nuk dua t’iu marr kohën tuaj të diskutimeve, duke bërë një përshkrim të të gjitha gjërave, por dua t’ju them vetëm një element me të cilin jemi marrë shumë në periudhën sidomos të viteve 2023 dhe të këtij viti, që është elementi i ndërveprimit lidhur me rastet e dhunës edhe të bullizmit në shkolla dhe kemi praktikisht 2030 raste të raportuara, të cilat ka pasur më shumë, po këto 2030 janë të raportuara dhe të cilësuara si raste problematike të dhunës ose bullizmit. Nga këto, në 78% të rasteve është bërë njoftimi i prindërve drejtpërdrejtë, sipas karakteristikave të rastit, në 20% të rasteve është bërë njoftim i policisë dhe pastaj në 2% të rasteve kanë qenë raste të lidhura me ambulancë, urgjencën e kështu me radhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu