Aktorja e njohur e skenës shqiptare Luiza Xhuvani përcolli sot një mesazh për të gjitha vajzat dhe gratë, që po luftojnë me kancerin e gjirit.

yacht hotel sarande

Xhuvani i bën apel grave që të mos harrojnë kurrë se çdo ditë është një hap përpara.

“Për të gjitha vajzat e gratë që po luftojnë me kancerin e gjirit. Nuk duhet të harroni kurrë se çdo ditë është një hap përpara. Forca, kurajo dhe vendosmëria juaj janë më të fuqishme se çdo pengesë. Lufta është e vështirë, por ju jeni më të forta. Çdo ditë e kaluar çdo betejë e përballuar është një fitore”. tha Xhuvani.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vijon fushatën ndërgjegjësuese për të mundësuar kontrollin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit në gjirit.

Përveç vizitave falas në 12 spitalet rajonale në gjithë vendin, në kuadër të “Tetorit Rozë” janë krijuar lehtësi për çdo grua në qytet dhe zonat rurale, për të kryer mamografi falas përmes njësive të lëvizshme shëndetësore.

Videoja u publikua nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu