Ofensiva ndërtimore e një miliarderi shqiptar: Ndihmuar nga qytetarët e Maqedonisë dhe Shqipërisë

Hyrje
Për shekuj me radhë, shoqëritë në Shqipëri dhe Maqedoni I kanë të përbashkëta sfidat dhe problemet. Por sot qytetarët e të dy vendeve janë helmuar me narrativa toksike historike dhe etnike, nw skenwn e korruptuar dhe të kontrolluar mediatike me dezinformata qw thellojnë më tej ndarjet.

yacht hotel sarande

Fatkeqësisht, ata që përfitojnë nga narrativat e imponuara janë politikanët e korruptuar, oligarkia dhe fuqitë e huaja armiqësore që po minojnë intensivisht stabilitetin në rajon.

Në të njëjtën kohë, shumica e qytetarëve të dy vendeve fqinje vuajnë për shkak të mundësive të shkatërruara për të përmirësuar infrastrukturën dhe lidhjet mes tyre, të cilat i pengojnë ata të jetojnë me dinjitet në kontinentin evropian.
Ne duam të tregojmë se si zhvillimi i vonuar për shkak të krimit, neglizhencës dhe korrupsionit ka një efekt shkatërrues në jetën e qytetarëve.

Si maqedonasit ashtu edhe shqiptarët kanë parë për dekada që nga pavarësia sesi zyrtarët pasurohen gjithnjë e më shumë nga politika dhe besimi në institucionet, veçanërisht në gjyqësor, është jashtëzakonisht i ulët.

Prandaj, është thelbësore që gazetarët të raportojnë për ndikimin e biznesit dhe interesave personale në politikat shtetërore, sepse kryqëzimi i këtyre dy sferave shpesh formëson peizazhin fizik, ekonomik dhe social të një vendi.

Duke eksploruar këto marrëdhënie, gazetarët luajnë një rol kyç në vënien para përgjegjsisë si të industrisë ashtu edhe qeveritë. Ato zbulojnë raste kur vendimet politike mund të jenë komprometuar, duke siguruar transparencë dhe duke i dhënë publikut informacionin e nevojshëm që qytetarët të kërkojnë qeverisje të mirë.

Pa këtë kontroll, korrupsioni dhe marrëveshjet e pasme mund të lulëzojnë të pakontrolluara, duke minuar proceset demokratike dhe besimin e publikut.

Cfarw është sondazhi “Blerjet dhe lundrimi me jaht – Pse jo?!”
Ky hulumtim është i pari i një serie kërkimesh kushtuar flukseve ndërkufitare të parave dhe ndikimit në Maqedoni dhe Shqipëri. Në hulumtimin e parë u fokusuam në industrinë e ndërtimit.

Edhe pse zakonisht është shtysa kryesore e rritjes ekonomike, lidhjet e tij të ngushta me pushtetin politik mund të çojnë në konflikte interesi, korrupsion dhe prioritizimin e fitimit privat mbi mirëqenien publike.

Përmes shembujve nga Shkupi dhe Vlora të projekteve të mëdha ndërtimore të paraqitura si projekte me interes publik, ne donim të shqyrtonim nëse kompanitë e fuqishme të ndërtimit ushtrojnë ndikim të padrejtë mbi politikëbërësit, vendimet për zhvillimin urban, infrastrukturën publike dhe përdorimin e tokës.

Një ndërtim i tillë mund të rezultojë në projekte të dëmshme ose të pasigurta, degradim mjedisor, keqpërdorim të fondeve publike dhe pabarazi në akses në banesa dhe hapësira publike.

Duke hartuar këto marrëdhënie, gazetarët zbulojnë raste kur vendimet politike mund të jenë komprometuar dhe nëse disa marrëveshje kanë ndodhur pas dyerve të pasme.

Samir Mane, shitësi i qofteve u bë miliarder

Samir Manen mund ta shihni kudo. Ai është tregtar, hotelier, ndërtues, bankier. Ai mban marrëdhënie të mira me politikanët dhe mediat, por edhe me oligarkinë maqedonas dhe serbw. “Noton” mjaft mirë me marrëveshjet e qeverisë dhe ka miq të rëndësishëm në vendet e duhura.

Për miliarderin shqiptar Samir Mane, bizneset ngrihen “në kurriz të shtetit”

Biznesmenët arabë, familja e Donald Trump, milionerë shqiptarë, një miliarder vendas, një ish-kryeministër britanik. Shumë duan një pjesë të së ardhmes së turizmit shqiptar. Përmes Balfin Group kjo është e mundur edhe për Shkupin – por investimi pasohet nga hetime dhe dyshime për korrupsion.

Duart e bindura të VMRO-së dhe LSDM-së hapën portën për “PortwnLindore”

Qendra tregtare “East Gate” dhe dhjetëra objekte që përbëjnë “East Gate Living” nuk do të ishte e mundur pa makineritë e votimit të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Kjo tregwti e dyshimtë ndikimi për të për

fituar Samir Mane i kushton qytetarëve 3 milionë euro.
Monumenti kult i Shkupit, Panairi i Shkupit, nuk ekziston më. Sallat në të cilat organizoheshin panaire dhe koncerte muzikore u prishën dhe përfunduan si skrap.

Shkupianët mund të kujtojnë vetëm me nostalgji Panairin e Shkupit, i cili u zhduk për shkak të një vendimi politik për të ndërtuar qendrën moderne tregtare dhe kompleksin rezidencial – “East Gate”.

Investimi i përket ndoshta shqiptarit më të pasur, Samir Mane. Çmimi për të ndërtuar qendrën tregtare me ndikim të dyshimtë tregtar dhe politik në këshillin bashkiak të Gazi Babës na kushton qytetarëve tre milionë euro.

Raportojnë: Bojan Stojanovski, Ivan Blazhevski

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu