Drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato, mbajti fjalën e tij në prag të hapjes së kapitujve të Shqipërisë, hap i cili e përafron drejt rrugës së integrimit në BE.
I gjithë legjislacioni i BE-së është ndarë në 33 kapituj negociues, të cilat përfshijnë shumë fusha, mes të cilave lufta ndaj korrupsionit, krimit të organizuara apo mirëfunksionimit të institucioneve të pavarura.
Në fjalën e tij gjatë takimit me drejtuesit e institucioneve të pavarura, Gonzato theksoi se përmbushja e 33 kapitujve lidhet ngushtësisht me plotësimin e disa elementëve kyç.
Së pari, Gonzato theksoi se rol thelbësor ka parlamenti, i cili duhet të kryejë rolin e tij që nga raportimi i komisionve dhe deri tek dialohu politik.
“Marrëdhëniet ndërinstituconale duhet të jenë në respekt të plotë me Kushtetutën që ka të bëjë me kontrollin dhe balancën.”, tha ai. “Parlamenti ka një rol të rëndësishëm dhe nga ana buxhetore, parlamenti duhet të raportojë siç duhet në rastet kur është e nevojshme për krerët e institucioneve të pavarura apo komisioneve”, tha ai.
Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar ishte një tjetër çështje në të cilën Gonzato u ndal, duke nënvizuar se për luftën ndaj këtyre elementëve duhet një sistem i pavarur gjyqësor, i cili duhet të ketë mekanizmat e nevojshëm për të garantuar funksionimin siç duhet.
“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen siç nxirren nga ato dhe kjo është thelbësore e jetike për të parandaluar korrupsionin, krimin e organizuar dhe korrupsionin në qeveri. Duhet të hidhen edhe themelet për një institucion të pavarur dhe llogaridhënës i cili të bazohet në integritet, institucionet e pavarura dhe sistemi gjyqësor duhet të punojnë kundër korrupsionin e krimit të organizuar”, theksoi ai.
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar unanimisht për ta hapur kapitullin e parë në negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë më 15 tetor.
Hungaria, e cila mban presidencën gjashtëmujore të BE-së, u ka dërguar një letër vendeve anëtare të bllokut, në të cilën theksohet ato janë pajtuar se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e nevojshme për hapjen e këtij kapitulli, i cili ka të bëjë me të drejtat themelore./vizion plus