Një i moshuar 84 vjeçar po hetohet në gjendje të lirë nga policia, pasi në azilin e Poliçanit, kërcënoi me biçak një të moshuar tjetër, banor të qendrës komunitare, për arsye se 82-vjeçari bënte zhurmë.
Sipas burimeve nga policia, 84-vjeçari shqetësohej kur shoku i tij zgjohej herët në mëngjes dhe bënte zhurmë teksa përgatiste kafen.
Të frikësuar, policia u njoftua nga pensionistët e tjerë të azilit./Shqiptarja.com