Në Paris është mbajtur ceremonia e hapjes së Lojërave Paralimpike, të cilat do të mbahen në 11 ditët e ardhshme.

Mbajtja e këtyre lojërave po bëhet disa javë pasi kryeqyteti francez ishte mikpritës i Lojërave Verrore Olimpike.

yacht hotel sarande

Më shumë se 4.000 atletë, me dëmtime fizike, pamore dhe mendore, do të garojnë në 22 sporte.

Kosova për herë të parë merr pjesë në Lojërat Paralimpike me atletin Grevist Bytyqi, 33 vjeç, që do ta përfaqësojë Kosovën në atletikë, në disiplinën vrapim prej 1500 metrash.

Atletët parakaluan përmes rrugës së famshme, Champs-Elysées deri te Place de la Concorde.

Para nisjes së ceremonisë, organizatorët thanë se në të do të paraqitet vlerat që përfaqësojnë atletët paralimpikë.

Organizatorët kanë thënë se më shumë se 2 milionë nga 2.8 milionë biletat janë shitur për Paralimpiadën e Parisit.

Garat do të nisin të enjten dhe medaljet e para do të ndahen për tekuando, pingpong dhe çiklizëm.

Atletët grupohen sipas niveleve të dëmtimit fizik, pamor apo mendor që kanë, për të siguruar një garë sa më të barabartë./REL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu