Gjykata la në burg reperin Noizy i cili u arrestua dy ditë më parë me kërkesë të policisë kosovare.
Seanca me dyer të mbyllura shqyrtoi vetëm kërkesa e prokurorisë për ta lënë nën masën arrest me burg dhe jo atë për ta ekstraduar.
Reperi Rigels Rajku njohur me emrin e artit Noizy u arrestua mbremjen e se martes. Per te ishte leshuar nje flete arresti ne Kosove pas nje denoncimi ne Peje, ngjarje qe ai e ka hedhur poshte.
Mesohet se arrestimi ndodhi ne Shengjin per llogari te drejtesise kosovare dhe ndalimi i tij mesohet se eshte bere ne nje pike kontrolli ne zonen e Kunes ku Noizy ishte drejtuar per te kenduar ne nje prej klubeve ne plazh.