86,2% e grupmoshave 16 deri ne 74 vjeç e përdorin internetin, ndërsa 13.8% prej tyre jo. Sipas te dhënave te INSTAT ne këtë periudhe kjo shifër është rritur me 3.1% krahasuar me vitin 2023.

Por nga e marrin përdoruesit shqiptarë internetin? Referuar te dhënave, pothuajse të gjithë janë përdorues të celularëve ku edhe kanë akses në internet. Me një ulje me vitet e kaluara, internet në kompjuter kanë 29,2% e shqiptarëve dhe 19,4% përmes laptopi dhe tableti.

yacht hotel sarande

Ndërkohë thuajse te gjitha familjet shqiptare kane akses ne internet por me shume preferohet lidhja përmes rrjeteve mobile me 99,3% te përdoruesve sesa rrjeti fiks me fibër apo kabllo me 91,5%.

Por për çfarë e përdorin Shqiptarët internetin? Sipas të dhënave ka një rritje te përdorimit te internetit me 3.3% për qëllime bankare dhe 1,5% për qëllime shëndetësore ne aplikacionin e-Albania, dhe leximi i lajmeve ne rrjetet sociale me 1,3%.

Ndërkohë rritje kane shënuar edhe individët qe blejnë online me 90.3% kryesisht për te blere rroba, këpuce dhe aksesore, ndërsa me shume se gjysma e përdorin internetin për te porositur ushqimin ne shtëpi.

Ndërkohë përdorimi i teknologjisë për te ofruar shërbime nga autoritet shtetërore për qytetaret janë rritur kryesisht për detyrimet e qytetarëve deklaratën tatimore, njoftimin për dokumentet zyrtare.

Rritjen me te madhe e ka shënuar marrja e informacioneve për aplikacionet zyrtare dhe shkarkimi i formularëve zyrtare./monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu