Në kuadër të 17 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Tiranës, Kryetari Taulant Balla dhe deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste zhvilluan sot homazhe pranë Monumentit të Ushtarit të Panjohur në kryeqytet.

Me kurora me lule dhe nderime solemne, deputetët kujtuan sakrificën e brezave që luftuan për çlirimin e vendit.

Në mesazhin e tij, Balla  nënvizoi rolin historik të Shqipërisë në koalicionin e madh antifashist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Nëse sot jemi krenarë që Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore u vendos në anën e antifashistëve, fitimtarëve, dhe frontit të madh të lirisë, kjo është meritë e partizanëve shqiptarë, këtyre kalorësve të çlirimit dhe të lirisë”, shkroi Balla në rrjete sociale.

Ai theksoi se kujtimi i kësaj dite është detyrim moral ndaj brezave që sakrifikuan për lirinë dhe identitetin europian të vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu