
“Topazi” ishte shfaqja e parë teatrale që u vu në skenë në majin e vitit 1945, duke inaguruar dhe Teatrin Popullor.
Pikërisht në 80 vjetorin e themelimit të Teatrit, disa copëza të kësaj komedie janë sjellë për publikun në skenën e ArTurbinës me aktorë të trupës së sotme të Teatrit Kombëtar.
Ky përvjetor bëri bashkë, aktorë e regjisorë që për dekada me radhë i kanë dhënë jetë Teatrit në vendin tonë.
“ Dita e parë e punës në teatrin Popullor impresionuese për mua, ishte një ditë kur ishte mbledhja artistike. U ndjeva e proviligjuar dhe kjo ndjesi më shoqëroi gjatë gjithë rrugëtimin tim prefesional që mu kthye në përgjegjësi, punë dhe përkushtim. Aktori I server çdo natë shpirtin publikut, u bë motoja ime, Teatri është jeta ime”,-tha Luiza Xhuani.
“Nga koha kur unë hyra në Teatrin Kombëtar, 50 vjet. Ka qenë një përgjegjësi shumë e madhe, se a do isha e denjë që të luaja përkrah këtyre gjigandëve të skenës, kjo ishte gjëja e parë që kam menduar. Teatri për mua vazhdon të jetë tempull, Teatri është mission, frymë, ndërveprim, është ndërgjegjësim, është vetëdije. Ke mundësi të njohës të gjithë botën, por ajo që është e rëndësishme është që njeh vetveten. Me gjithë sfidat që kalon Teatri, publiku nuk e braktisi asnjëherë, publiku është dashuria jonë, ne aty jetojmë”,-tha Yllka Mujo.
Ky vit jubile e gjen vendin tonë pa godinë të Teatrit Kombëtar, e përveç kësaj ka dhe problematika të tjera.
“Pati një gjë pozitive në vitet ’50-’60 duhet thënë ajo kohë çoi njerëz që studiuan jashtë sidomos për regjisurë. Ajo ngriti nivelin e Teatrit me premiera të veprave të mëdha. Kam bindjen që e sotshmja ka filluar të çaloj në drejtimin të përgatitjes së regjisorëve”, tha Ndriçim Xhepa.
Ky përvjetor është sjellë në vëmendje në një aktivitet të veçantë, ku për të pranishmit është hapur edhe arkiva me dokumente të rralla dhe fotografi historike nga shfaqjet e para të Teatrit Kombëtar./Euronews