Në një ceremoni të posaçme ne Tiranë pranë Ushtarit të Panjohur u mbajt ceremonia e 80-vjetorit të çlirimit.

Familjarë të dëshmorëve, politikanë e historian u mblodhën për të përkujtuar këtë ditë.

yacht hotel sarande

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nënvizoi se ashtu si partizanët kapërcyen ndasitë për çlirimin e Tiranës, qytetarët sot duhet të ngrihen mbi ndasitë dhe konfliktet e panevojshme, për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, më moderne dhe më solidare

“Një tjetër luftë vazhdon sot. Lufta ndaj një armiku që nuk ka uniformë dhe as armë, por që ngjitet si një hije e së shkuarës në mendësitë e vjetra dhe zakonet që na mbajnë peng. Sot, barrikadat nuk janë më prej karrocash, karrigesh apo mobiliesh të vjetra, por prej frikës dhe hezitimit për të ndryshuar e për të përqafuar progresin. Fasadat e dëmtuara nuk janë më nëpër rrugë, por në mendjet tona, ku shpesh mbajmë të pandryshuara besimet që i përkasin një kohe tjetër. Si atëherë, kjo është një betejë rrugë më rrugë, ide më ide, mendje më mendje dhe zemër më zemër. Si atëherë, kërkon guxim për të ngritur flamurin e një të ardhmeje më të mirë se sa e sotmja”, tha ai.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali vlerësoj ata që luftuan për atdheun.

‘’Ajo ditë ishte një prelud lavdie i luftës antifashiste shqiptare siç po ndodhte kudo në Europë dhe gjetkë.

Një akt i fitores së pritshme të koalicionit historik ndërkombëtar kundër nazi fashizmit.

Pa sakrificë nuk mund të arrihet asgjë. Kujtoj se pa sakrifica nuk mund të ketë të ardhme.” shtoi ajo

Edhe prefekti i qarkut të Tiranës Afrim Qëndro vlerësoj luftën për çlirimin e kryeqytetit.

Operacioni i mësymjes për çlirimin e Tiranës përfundoi me fitore, pas 19 ditë luftimesh të ashpra brenda në qytet, mes forcave tona dhe pushtuesve nazi-fashiste.

Më 17 nëntor 1944 Tirana u çlirua./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu