Çdo vit në Shqipëri raportohen 700 raste të reja me kancer gjiri, me një një incidencë prej 50 rastesh për 100 mijë gra, duke qëndruar në vend të tretë për numrin e rasteve me këtë sëmundje malinje.

Por përsa i përket vdekshmërisë, kjo sëmundje qëndron në vendin e 5-të.

yacht hotel sarande

Sipas ekspertëve, nëse kanceri i gjirit kapet në stadin fillestar shpëtimi prej saj ka një përqindje më të lartë.

Në muajin dedikuar kancerit të gjirit, nga Elbasani, ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu tha se të gjitha femrat mbi 30 vjeç do të njoftohen përmes platformës e-Albania për kontrollin dhe kryerjen e mamografisë falas.

“Kemi punuar për të ofruar nëpërmjet platformës e-Albania shërbime lehtësuese, për ta bërë më të lehtë e më të shpejtë procesin e kryerjes së këtyre kontrolleve. Së pari, vajzat dhe gratë e moshës 30- 50 vjeç do të marrin një mesazh njoftues në llogarinë e tyre në e-Albania, që do t’ju kujtojë dhe ftojë për të bërë ekzaminimet e nevojshme. Gratë 50-70 vjeç do të marrin një mesazh njoftues në llogarinë e tyre në E-Albania, që do t’ju kujtojë dhe ftojë për të bërë periodikisht mamografinë e radhës”.

Përgjigjet për mamografitë do të vijnë tek pacientët gjithashtu përmes portalit e-Albania.

Mamografia mund të kryhet në të gjitha spitalet rajonale, publike, qendrat shëndetësore që e kanë të integruar si shërbim si dhe nga njësitë lëvizëse që do të mundësojnë mamografi edhe në zonat më të thella të Shqipërisë.

Prej vitit 2017 në Shqipëri raportohen çdo vit mbi 6350 raste të reja me tumore malinje me një incidencë prej pothuaj 230/100 000./klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu