Të paktën 66 persona humbën jetën dhe 51 u plagosën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në hotelin e një resorti skish  në veriperëndim të Turqisë të martën, sipas ministrisë së brendshme të vendit.

Zjarri shpërtheu rreth orës 3:27 të mëngjesit me orën lokale në një hotel në vendpushimin Kartalkaya në provincën Bolu, tha Ali Yerlikaya.

yacht hotel sarande

“Jemi në dhimbje të thellë. Fatkeqësisht kemi humbur 66 jetë në zjarrin që shpërtheu në këtë hotel”, u tha Yerlikaya gazetarëve të martën.

Disa pushues të dëshpëruar u përpoqën të hidheshin nga dritaret për të shpëtuar, thanë zyrtarët, ndërsa flakët përpinë katet e fundit të objektit.

Resorti është një destinacion popullor për pushuesit në dimër, veçanërisht gjatë pushimeve shkollore, të cilat zgjasin nga janari deri në javën e parë të shkurtit ndaj ka pasur njerëz nga Stambolli dhe Ankaraja që udhëtuan në malet Bolu për të skijuar.

Në hotel qëndronin rreth 234 vetë, tha guvernatori Abdulaziz Aydin për agjencinë shtetërore Anadolu.

Dy nga viktimat vdiqën pasi u hodhën nga ndërtesa “në panik”, tha Aydin.

Sipas Yerlikaya, autoritetet mobilizuan 267 forca emergjence për t’iu përgjigjur flakëve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu