
Sot, në mjediset e Qendrës së Votimit nga Jashtë, kryekomisioneri, Celibashi bisedoi me përfaqësuesit e mediave mbi ecurinë e përgatitjes së procesit zgjedhor të datës 11 maj 2025.
Votimi Elektronik
Në Njësinë bashkiake nr. 10, Tiranë dhe në bashkinë Vorë, KQZ ka ngritur qendrat e informimit të votuesve, ku zgjedhësit, përfaqësuesit e partive politike, media dhe të gjithë të interesuarit mund të paraqiten, të provojnë dhe të testojnë pajiset e votimit elektronik.
Këto qendra informimi do të qëndrojnë aktive deri në datën 11 Maj, për t’u dhënë mundësinë qytetarëve të rinjihen dhe familjarizohen me mënyrën e votimit përmes Pajisjes Elektronike të Votimit dhe Numërimit (PEVN).
Qendrat e Informimit janë të lëvizshme, në mënyrë që të jenë lehtësisht të aksesueshme nga qytetarët.
KQZ është në fazën e përfundimit të rekrutimit të operatorëve që do të angazhohen ditën e zgjedhjeve për ofrimin e asistencës për PEVN.
Identifikimi elektronik
Thuajse ka përfunduar procesi i rekrutimit të operatorëve të Pajisjeve Elektronike të Identifikimit (PEI). Kemi ende pa mbuluar me operatorë 150 qendra votimit, për të cilat kemi kandidatura dhe po vlerësohen, në mënyrë që të mbulohen edhe këto QV.
Ndërkohë, ka filluar procesi i trajnimit të Operatorëve të PEI, proces që do të vijojë deri në datën 5 Maj 2025.
Fletët e Votimit
Fletët e votimit për votimin brenda vendit kanë mbërritur në Shqipëri dhe janë administruar në siguri të plotë në mjediset e KQZ-së. Në magazinat e KQZ-së në Lundër po përgatiten materialet zgjedhore për votimin brenda vendit.
Votimi nga jashtë
Ka përfunduar 100% dorëzimi i zarfeve për 245.935 zgjedhës që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Tani jemi në procesin e shpërndarjes së zarfeve tek zgjedhësit dhe deri tani zarfat janë shpërndarë tek 154.770 zgjedhës, pra 62% e zgjedhësve e kanë marrë dokumentacionin zgjedhor. Deri ditën e sotme kanë mbërritur në KQZ rreth 22 mijë zarfe të kthyera mbrapsht nga zgjedhësit, që përbëjne 12.5 % të fletëve të votimit që janë shpërndarë deri tani. KQZ vijon me administrimin e zarfeve të kthyera.
I’u përgjigja interesit të gazetarëve mbi çështjet me interes publik mbi ecurinë e procesit të votimit nga jashtë.
Sa i përket rasteve të publikuara në rrjetet sociale mbi shpërndarjen e zarfeve tek zgjedhësit nga jashtë, vlerësova se është me rëndësi të thuhet se numri i atyre që e kanë ngritur këtë problematikë është relativisht i limituar në raport me numrin e atyre që e kanë marrë zarfin.
Konfirmova se tek shumica dërrmuese e atyre që e kanë marrë zarfin, procesi i dorëzimit është bërë në përputhje me kërkesat e KQZ dhe fakti që eksperiencat pozitive të zgjedhësve zënë më pak vend në median sociale, kjo nuk nënkupton që procesi nuk ka ecur mirë.
Ttheksoi se “KQZ po komunikon me përfaqësuesit e shërbimit postar DHL dhe po adreson problematikat e përmendura dhe do të ketë vëmendje të shtuar ndaj çdo dërgese apo shqetësimi të ngritur”.
Nënvizova se numri i problematikave duhet parë në raport me totalin e shpërndarjes dhe nuk duhet spekuluar.
Sa i përket krimeve zgjedhore, SPAK ka disa raste të cilat po i procedon/heton dhe do të mund t’i bëjnë të njohura kur ata të kenë diçka për të ndarë me publikun.
Përsërita mesazhin drejtuar zgjedhësve që të mos fotografojnë dhe publikojnë votën, ndërkohë u bëri thirrje partive politike që mos të nxisin zgjedhësit të bëjnë publike zgjedhjen e tyre pasi është vepër penale.
Zgjedhësve nga jashtë u shpreha mirënjohjen për sjelljen e tyre qytetare dhe në përputhje me standardet e kërkuara për një proces zgjedhor të rregullt, ndërkohë që solla në vëmendjen mënyrat e komunikimit me KQZ për çdo problematikë apo vështirësi me të cilën ata përballen.