Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka dalë me një njoftim zyrtar për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Republikën Islamike të Iranit, në kuadër të zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

Sipas MEPJ, situata po ndiqet me vëmendje dhe ministria është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike në rajon. Autoritetet shqiptare këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar.

Për çdo emergjencë apo nevojë, qytetarët shqiptarë në Iran mund të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike dhe konsullore në këto vende:

Ambasada Shqiptare në Katar
Email: embassy.doha@mfa.gov.al
Tel: +974 77180778

Ambasada Shqiptare në Kuvajt
Email: embassy.kuwait@mfa.gov.al
Tel: +965 94048219

Ambasada Shqiptare në Arabinë Saudite
Email: embassy.riyadh@mfa.gov.al
Tel: +966501422449

Ambasada Shqiptare në Emiratet e Bashkuara Arabe
Email: embassy.UAE@mfa.gov.al
Tel: +971 50 980 7881

Ambasada Shqiptare në Turqi
Email: embassy.ankara@mfa.gov.al
Tel: +90 (549) 561 19 85

MEPJ apelon që qytetarët të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në një stabilizim të situatës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu