Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me helemimin e gjashtë personave në autostradën Tiranë-Durrës. Gjashtë punonjës të magazinës së pektimit të kompanisë Rossmann/Lala, e cila ndodhet në autostradë, kanë përjetuar shqetësime shëndetësore dhe janë dërguar në spital.

Ngjarja ka ndodhur të martën më 11 mars 2025, në ambientet e kompanisë “Rossman & Lala”, ku punonjëset dyshohet se janë asfiksuar.

Punonjëset kanë dëshmuar se kanë shkuar të martën në mëngjes në punë dhe kanë hapur derën e më pas kanë ndjerë një aromë të rëndë dhe më vonë nuk janë ndjerë mirë dhe kanë pasur shqetësim. 6 punonjëset janë dërguar në një spital privat nga menaxheri. Në bazë të dëshmive është deklaruar nga punonjëset që aroma e rëndë është ndjerë edhe disa muaj më parë.

Policia ka referuar materialet në Prokurori, e cila po heton për shkaqet, ku po verifikohet nëse magazina përmbushte standardet e sigurisë në punë dhe nëse punonjëset kanë qenë të ekspozuara ndaj gazrave apo kimikateve të rrezikshme për shëndetin.

(BalkanWeb)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu