
Kryetari i Sali Berisha ka paralajmëruar skenarët e mundshëm të protestës së thirrur më 10 shkurt, duke mos përjashtuar bllokimin e akseve kombëtare në të njëjtën orë si një formë reagimi qytetar.
Në përgjigje të interesit të qytetarëve, kreu i Partisë Demokratike i shpreh se një veprim i tillë konsiderohet pjesë e asaj që ai e quan “kryengritje paqësore”.
“Të bashkohemi të gjithë më 10 shkurt, të betuar se do të vazhdojmë kryengritjen paqësore deri në largimin e kësaj organizate kriminale”, deklaroi Berisha.
I pyetur nëse revolta do të ishte më efektive nëse do të përqendrohej te bllokimet e rrugëve kombëtare në një ditë dhe orar të caktuar, ai falënderoi për sugjerimin dhe theksoi se edhe kjo është një nga format e protestës.
Deklaratat vijnë në prag të tubimit të paralajmëruar nga opozita, ndërsa mbetet për t’u parë se cili do të jetë skenari përfundimtar i organizimit dhe reagimi i autoriteteve ndaj një mase të tillë.






