Gjatë vizitës së tij zyrtare në Vatikan, kryeministri Edi Rama është pritur në Pallatin Apostolik, në oborrin “San Damaso”, nga Prefekti i Shtëpisë Papnore dhe përfaqësues të Selisë së Shenjtë. Vizita nis pas ndalesës së Ramës në Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, e njohur si “Regina di Albania”, ku ai zhvilloi një lutje të posaçme për popullin shqiptar, familjet dhe brezin e ri.

Kryeministri shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, dhe i biri Zaho. Sipas axhendës zyrtare, Rama pritet të zhvillojë gjithashtu një takim me Papa Leoni XIV në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik.

Në përfundim të qëndrimit në Vatikan, kryeministri dhe bashkëshortja e tij do të vizitojnë edhe vendvarrimin e Papa Françesku në Bazilikën Santa Maria Maggiore, në një ndalesë simbolike në nderim të figurës së tij.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu