56 banorë në Bulqizë janë paraqitur në spital me shenja helmimi.dyshohet se banorët janë helmuar nga ujë i pijshëm. Banorët e paraqitur në spital janë nga zona të ndryshme. Sipas Balkanweb dyshohet se ujërat e zeza janë përzierë me ujin e pijshëm. Në Qytetin e Ri në Bulqizë, po bëhen punime në rrjetin e ujërave të zeza dhe ky dyshohet se ka qenë shkaku.

Njoftimi i thatë i policisë së Bulqizës nuk jep detaje.

yacht hotel sarande

Bulqizë/informacion paraprak

Komisariati i Policisë Bulqizë, ka marrë njoftim se disa shtetas banorë të bashkisë Bulqizë, ishin paraqitur në spital për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi.

Me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit.

Në përfundim të hetimeve, do të ketë informacion më të detajuar.

Por nuk eshte hera e pare qe ne kete qytet ka helmime masive dhe pasi analizat shkojne ne Tirane skandali shuhet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu