Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Arapaj të Durrësit, pak ditë më parë, ku një përplasje e çastit mes dy personave ka përfunduar tragjikisht me vdekje.

Sipas njoftimit të Policisë, është ndaluar 18-vjeçari L. Ç., i cili akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”.

Si ndodhi ngjarja

Hetimet e kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit tregojnë se për motive të dobëta, i riu ka goditur me grusht 52-vjeçarin Saimir Fetahu.
Nga goditja, viktima ka rënë në tokë duke pësuar dëmtime të rënda në kokë.

Burime hetimore bëjnë me dije se konflikti nisi pasi Fetahu, në gjendje të dehur, kishte ngacmuar me fjalë vëllain e sëmurë të autorit të dyshuar. Pas kësaj, 18-vjeçari ka shkuar për t’u “sqaruar” dhe e ka goditur me grusht.

Përfundimi tragjik

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë mjekësore në vendngjarje dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, 52-vjeçari ndërroi jetë më 10 nëntor, rreth orës 22:00.

Menjëherë pas konstatimit të vdekjes, Policia e Durrësit arrestoi autorin e dyshuar, ndërsa materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme hetimore.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu