
Pas vitesh pritjeje, lutjesh dhe shprese të pashuar, Safete Metaj nga Gjakovë ka përjetuar gëzimin më të madh të jetës së saj. Në moshën 50-vjeçare, ajo është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një vajzë, e cila ka gjallëruar shtëpinë e çiftit në Klinë shkruan Indeksonline.
Safetja tregon se momenti kur mësoi se ishte shtatzënë ishte një ndjenjë e papërshkrueshme, një çast që i mbushi sytë me lot gëzimi dhe i dha forcë pas një rrugëtimi të gjatë e të vështirë në kërkim të realizimit të ëndrrës së saj më të madhe – të bëhej nënë.
Sot, shtëpia e çiftit është mbushur me dashuri dhe emocione të reja, pasi zëri i foshnjës dëgjohet për herë të parë mes mureve që për vite me radhë prisnin këtë moment. Vajza e tyre e vogël, të cilën e kanë quajtur Shkurta, ka ardhur si një bekim i çmuar, duke e kthyer çdo pritje të dhimbshme në gëzim të pastër.
Historia e Safete Metajt është një dëshmi prekëse e durimit, shpresës dhe besimit, duke treguar se ëndrrat mund të realizohen edhe pas shumë vitesh pritjeje.




