Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Durrës.
Një 50-vjeçar ka humbur jetën, pasi dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një makineri në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit.
Fatkeqësisht punonjësi nuk i përballoi plagët e shkaktuara nga makineria.
“Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një makineri, gjatë punës, shtetasi D. N., 50 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim. /vizionplus.