Sot, më 5 maj, në Akademinë e Sigurisë u zhvillua ceremonia përkujtimore në nderim të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, të cilët humbën jetën në krye të detyrës ose për shkak të saj.

Në këtë aktivitet morën pjesë zëvendësministri i Brendshëm Andi Mahila, përfaqësues të institucioneve vendore, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, përfaqësues të misioneve ndërkombëtare që asistojnë Policinë, si dhe familjarë e të afërm të Dëshmorëve të Policisë.

Zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sokol Bizhga, shprehu mirënjohje për sakrificën e kolegëve të rënë në luftën kundër krimit dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për familjet e tyre, si dhe një angazhim të fortë institucional për të siguruar një ambient të sigurt për qytetarët. Edhe zëvendësministri Mahila theksoi vlerësimin për veprën sublime të Dëshmorëve dhe ofroi mbështetjen e Ministrisë së Brendshme për familjarët e tyre.

Një moment prekës ishte fjala e Maringlen Goçit, djali i njërit prej Dëshmorëve të Policisë, i cili, në emër të fëmijëve të tyre që sot janë pjesë e Policisë, premtoi përkushtim dhe krenari në përmbushjen e detyrës.

Ceremonia u mbyll me vendosjen e kurorave me lule në memorialin përkujtimor të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, mes homazheve dhe nderimeve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu