
Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen ndaj Selim Çekajt i dyshuar se trafikoi nga kompania e tij 49 kg kokainë nga Ekuadori.
Kërkesën për pushim e ka bërë vetë SPAK pasi nuk kanë arritur ta provojnë ekzistencën e veprës penale.
Selim Cekaj u arrestu në tetor të vitin 2021 pasi brenda konteinierëve të kompanisë në emër të tij u kapën 49 kg kokainë.
Gjatë kohës së hetimit, ai ndodhej pa masë sigurie.
Pak vite më parë edhe djalit të tij Arbër Çekajt, iu kapën 613 kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve ‘Arbri Garden’ në Maminas.