
Tang Renjian, ish-Ministri i Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale në Kinë, është dënuar me vdekje për shpërdorim dhe marrje ryshfeti.
Sipas autoriteteve kineze dhe agjencisë shtetërore Xinhua, Tang ka pranuar para dhe prona me vlerë mbi 268 milionë juanë (rreth 38 milionë dollarë) në periudhën midis 2007 dhe 2024, gjatë kohës që mbante poste të ndryshme qeveritare.
Gjykata në Changchun, Jilin, vendosi gjithashtu konfiskimin e gjithë pasurisë personale të Tang dhe rikthimin e të ardhurave të fituara në mënyrë të paligjshme në thesarin shtetëror.
Megjithatë, dënimi me vdekje nuk do të zbatohet menjëherë — ai është i kushtëzuar me një shtyrje prej 2 vitesh, që do të thotë se nëse Tang sillet mirë gjatë kësaj periudhe, dënimi mund të konvertohet në burgim të përjetshëm.
Vendimi dëshmon vazhdimin e fushatë anti-korrupsion që Presidenti Xi Jinping ka intensifikuar që nga viti 2020, ku figura të larta të shtetit janë vënë nën hetim dhe janë dënuar për abuzime me pushtetin dhe financa publike.