Një ngjarje e rëndë kriminale tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodrës, ku një atentat me armë zjarri la dy të vrarë dhe dy të plagosur.

Në një reagim në Facebook, kryetari i bashkisë Benet Beci shprehu tronditjen e tij dhe kërkoi ndëshkim të ashpër ligjor për autorët:

“Ky mëngjes për Shkodrën nuk ishte ai i zakonshmi. Një ngjarje kriminale që duhet të marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit ka tronditur zemrën e qytetit. Qytetarët nuk meritojnë të përballen me skena të tilla.”

Viktimat janë identifikuar si: Armando Pali, punonjës i IKMT-së, dhe Liridon Kraja (Lushi). Ndërsa të plagosur mbetën Erogen Vaso (Brajoviç) dhe kamarierja Meri Kaceri. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, jashtë një lokali.

Policia njoftoi se autori, R. G., u kap pak minuta pas ngjarjes dhe iu sekuestrua një armë automatike. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për të zbardhur rrethanat e atentatit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi gjithashtu në Facebook, duke deklaruar se  Shkodra është lënë nën sundimin e bandave dhe krimit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu