Dinamo City ka bërë goditjen më të fundit në merkato, duke firmosur një kontratë njëvjeçare me mbrojtësin portugez André Ferreira Teixeira, 32 vjeç. Lojtari me origjinë nga Porto është një produkt i akademisë së famshme të FC Porto dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur në Portugali, Qipro, Izrael dhe Greqi, duke sjellë me vete një përvojë të gjatë ndërkombëtare.

Teixeira është aktivizuar si mbrojtës i djathtë dhe shpesh edhe si qendërmbrojtës. Ai ka një CV të pasur: ka veshur fanellën e Belenenses në Portugali, më pas ka kaluar te AEL Limassol në Qipro, ku zhvilloi 147 ndeshje dhe shënoi 11 gola, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit. Në vitet e fundit ai ka luajtur edhe për Hapoel Petah Tikva në Izrael, Kifisia në Greqi dhe së fundmi për Anorthosis Famagusta në Qipro. Sipas të dhënave të Transfermarkt, vlera e tij aktuale në treg arrin rreth 225 mijë euro.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, menaxheri shqiptar Andi Matraxhiu, i cili luajti një rol kyç në këtë transferim, shprehu entuziazmin e tij për marrëveshjen:

“Shumë i lumtur për këtë marrëveshje! Futbollisti 32-vjeçar nga Portugalia, André Teixeira firmos për 1 vit me Dinamo City. Falënderoj klubin për besimin dhe bashkëpunëtorët që morën pjesë në këtë akord.”

Matraxhiu, i cili është themelues i Eagle Football Agency, një prej agjencive shqiptare më aktive në tregun e transferimeve, ka kontribuar vitet e fundit në sjelljen e disa futbollistëve të huaj me eksperiencë në futbollin shqiptar, duke rritur cilësinë dhe konkurrencën e kampionatit.

Me ardhjen e André Teixeira-s, Dinamo City synon të forcojë repartin e mbrojtjes për sezonin e ri, ndërsa lojtari shihet si një shtyllë e rëndësishme për të dhënë stabilitet dhe eksperiencë në prapavijë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Andi Matraxhiu (@andi_matraxhiu)

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu