Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me ndërhyrjen e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në një nga rrugët kryesore të Tiranës, ku janë liruar hapësira publike të zaptuara prej disa njësive private.

Në postim, i cili shoqërohet me një video nga momentet e aksionit, Rama e përshkruan ndërhyrjen jo si një aksion të zakonshëm prishjeje, por si pjesë të një procesi më të gjerë urban.

 

“Nuk është aksion, po faza e parë e një transformimi të ri, për Tiranën e për të tjera qytete më të pastër, më të gjelbër, po edhe me njësi shërbimi më bashkëpunuese e më miqësore me komunitetin.”, shkruan Rama krahas videos.

Pamjet e publikuara tregojnë momentin pasi forcat e IKMT-së kanë larguar struktura të paligjshme në trotuare dhe hapësira publike të zaptuara nga biznese të ndryshme.

Ndërhyrja vjen në kuadër të një fushate më të gjerë të qeverisë për sistemimin e hapësirave urbane, me fokus kryesor çlirimin e trotuareve, rritjen e sipërfaqeve të gjelbra dhe përmirësimin e aksesit për qytetarët, sidomos për këmbësorët dhe personat me aftësi të kufizuar./tvklan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu