
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Qafë Thanë. Nga përplasja e fortë midis një taksie dhe një automjeti tip “Passat” kanë mbetur të plagosur tre persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
View this post on Instagram
Dy mjetet janë shkatërruar plotësisht si pasojë e goditjes së fuqishme. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar, ndërkohë që rruga ka qenë e lagësht për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë zonën.