Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën turistike të Lumit të Shalës, ku një konflikt i dhunshëm mes disa të rinjve ka përfunduar me dy persona të plagosur rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, sherri ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate dhe është zhvilluar mes disa të rinjve shqiptarë, turistë në zonë, dhe disa personave të tjerë që operojnë me biznese lokale. Gjatë përplasjes janë përdorur mjete të forta, ndërsa dëshmitarët raportojnë skena paniku dhe shqetësim te pushuesit e shumtë që ndodheshin në zonë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se përplasja ka qenë fizike dhe e zgjatur, ndërsa dy prej të rinjve janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore, në gjendje të rëndë.

Ky nuk është incidenti i parë në këtë zonë turistike, e cila vitet e fundit ka njohur një rritje të madhe të vizitorëve vendas dhe të huaj. Mungesa e pranisë së përhershme të forcave të rendit ka ngritur shqetësime të vazhdueshme për sigurinë në këtë destinacion

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu