
Shqipëria i jep lamtumirën një burri trim dhe fisnik – Kapiten Arben Anamali, drejtues i anijes turistike të Bashkisë Shkodër, i cili humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar dy turistë në ujërat e Liqenit të Shkodrës.
Ngjarja tragjike, e cila preku zemrat e qytetarëve në mbarë vendin, u kthye në një simbol të lartë të guximit dhe humanizmit. Pa u menduar dy herë, Kapiten Anamali rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar të tjerët, duke dhënë frymën e fundit si një dëshmor i vërtetë i jetës dhe detyrës.
Në nder të këtij akti heroik, autoritetet shtetërore kanë shpallur Kapiten Arben Anamalin “Dëshmor i Atdheut”, si dhe e kanë nderuar me mirënjohjen më të lartë të Republikës.
Mes dhimbjes së thellë dhe krenarisë për këtë sakrificë të jashtëzakonshme, familjarë, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore kanë shprehur respektin e tyre të thellë për jetën dhe veprën e kapitenit që sot mbetet një emër i paharruar në historinë njerëzore të Shkodrës dhe Shqipërisë.
U prehsh në paqe, Kapiten Arben Anamali. Lavdi përjetë! 🕊️ shkruan kryeministri Rama në rrjete sociale.