
Gazetari i emisionit “Xhadat” në MCN TV, Ersid Karaj jep detaje mbi dhunën e pësuar nga ai dhe grupi i xhirimit në Bashkinë Kurbin një ditë më parë.
Nga studio e “MCN Live” ai tha se në momentin që ka kërkuar informacion nga zyrtarë të bashkisë së Kurbinit është përballur me një gardh të punonjësve të Policisë Bashkiake dhe më pas kanë hyrë qytetarë të paidentifikuar dhe kanë ushtruar dhunë ndaj grupit të xhirimit.
Karaj u shpreh se e ka ndjerë veten të tronditur në atë moment, por shton se e shqetëson faktin se e ndjeu veten për herë të parë pa atdhe dhe të pambrojtur.
Qytetarët në Malësinë e Kurbinit sollën shqetësimin në emisionin tonë për situatën në fshatin Skuraj, Gallatë, Vinjollë, që nuk kanë rrugë. Qytetarët sollën denoncime dhe me pamje. Shkuam në këto zona, folëm dhe qytetarët. Gjendja ishte skandaloze, nga 120 familje që ishin gjithsej, kishin ngelur 20 familje dhe pjesa tjetër duhet të ishte larguar.
Nga fshati ikëm në bashkinë e Kurbinit, donim intervistë me një nga drejtuesit për rastin. Na u kërkua një kërkesë me shkrim. Na bënë pengesë, teksa kërkonim një informacion për shqetësimin e banorëve. Ata nuk dhanë asnjë shpjegim. Ok i thashë që ne do tentojmë që të shkojmë për të parë ku jemi.
Drejtohemi në katin e dytë të bashkisë, një punonjës i policisë bashkiake na ndoqi pas. Në katin e dytë ishin të gjitha zyrat, zëvendëskryetari, kryetari, sekretari, por punonjësi i policisë bashkiake nuk na lejonte.
I thashë në cilin ligj ndalohet të takoj drejtuesin. Drejtohem te holli kryesor i katit të dytë, ata nuk e prisnin. Dhe aty drejtohet një punonjës dhe na thotë çfarë doni këtu. I thashë dua drejtuesin. Nuk lejohet tha, duke shtuar drejtuesi është në katin e tretë. Nuk na pritën.
Kthehemi në katin e dytë dhe aty gjejmë papritur një gardh policësh bashkiakë që kishin bllokuar detyrën kryesore. Nuk lejohet të hysh këtu, shko poshtë na thanë. Shkuam te zyrat e informacionit, nuk na lanë takim.
Pas përplasjes me punonjësit e policisë bashkiake, pse po bënin gardh tek ai institucion që na pengonin punën duke na shtyrë fizikisht, zbritëm në katin e parë dhe i drejtohemi njërës nga punonjëset dhe i thashë mund të bëjmë një kërkesë për informacion.
Ulem, bëj kërkesën, pres numrin e protokollit. Në atë moment zbret policia bashkiake gardh dhe më ruan se çfarë do bëja unë.
Pasi po prisja punonjësen që po vinte të sillte numrin e protokollit. Shoh një grup njerëzish me shapka shtëpie që vijnë dhe shajnë, godasin operatorin, rrëzojnë kamerat dhe për fat të keq bateria rrëzohet dhe ndërpritet regjistrimi.
Një punonjës i bashkisë nuk vjen me shapka, erdhën njerëz nga rruga, të paautorizuar.
I pyeta kush jeni, por ata filluan direkt me dhunë, çfarë po bëni… Na prekën fizikisht, na shtynë.
Dy herë i kam kërkuar ndihmë policisë bashkiake, që po na dhunojnë, por thoshin se nuk na intereson.
Policia Bashkiake reagon në mënyrë të dhunshme kur vjen një gazetar aty dhe kur vijnë një tufë personash të paautorizuar kyçin gojën. Padyshim dikush nga bashkia i ka autorizuar. Mund të ishin katër persona.
Largohem, marr komisariatin e Kurbinit, tregova ngjarjen dhe më thanë se mund të bësh denoncim për personat.
Familjarët e kryetares së bashkisë janë munduar të më kontaktojnë, më shkruanin dhe më thoshin që kryetarja nuk ka faj.
Gjithë ngjarja ka zgjatur rreth 30 minuta. Kryetarja nuk kishte mundësi të komunikonte me ne, por ajo që na çudit është pse policia bashkiake duhet të vihej gardh para zyrës së kryetares së bashkisë. /MCN