
Për herë të parë Shqipëria organizon një Europian të futbollit. Bëhet fjalë për moshat 17-vjeçare. Si vend pritës, Shqipëria luan ndeshjen e parë në “Arena Kombëtare”.
Për të ndjekur këtë eveniment, i pranishëm në tribunën VIP është edhe Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Të pranishëm gjithashtu edhe Ministrja e Arsimit dhe Kulturës, Orgerta Manastirliu, dhe Ministri i Shtetit, Taulant Balla./balkanweb