
Kristian Shkreli, kryebashkiaku i zgjedhur nga Partia Socialiste në krye të bashkisë së Vaut të Dejës, ka reaguar pas lajmeve se SPAK i ka sekuestruar celularin në kuadër të hetimeve për korrupsion dhe krime zgjedhore në vijim të ndalimit të disa personave që punonin për llogari të PSD.
“Jam i gatshëm të bashkëpunoj me çdo institucion hetimor: tha ai dhe theksoi se ndodhet në terren, aty ku qytetarët i kanë dhënë votëbesimin për të shërbyer.”
Më tej Shkreli tha se “institucionet duhet të bëjnë punën e tyre ndaj kujtdo që shkel ligjin“.
“Kristian mos më luaj me dy porta, Kristian! Mos më luaj me dy porta!”, ishin fjalët e kryeministrit Edi Rama në Vaun e Dejës, në takimin përmbyllës të fushatës me strukturat atje në datë 4 maj. Vetëm një javë nga dita e zgjedhjeve, Edi Rama e paralajmëroi publikisht kryebashkiakun socialist që të mos bëhej palë me Tom Doshin.