Në 33-vjetorin e themelimit të FRESSH-it, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla përshëndeti kuvendin e të rinjve socialistë të Tiranës dhe u kërkoi atyre angazhim maksimal për të mundësuar votimin e diasporës.

yacht hotel sarande

Pa Forumin Rinor Eurosocialist, Partia Socialiste tha Balla do ta kishte të pamundur të ndërtonte një përkatësi të re dhe qasje të duhur drejt familjes evropiane .

“Sot në Shqipëri ka vetëm një forcë politike me vokacionin që kishte FRESSH në 1992-in, Partia Socialiste” deklaroi Balla para të rinjve, në kuvendin që e cilësoi paradhomë të kuvendit mbarëkombëtar, ku të rinjtë do të bashkojnë zërat e tyre për çështje që mund t’i zgjidhë vetëm Partia Socialiste, siç u shpreh ai.

“S’ka sot as të vjetër që bëjnë si të rinj, as të rinj që janë shumë të vjetër dhe që po na nxjerrin mallin e Sudes dhe Xhaferrit për premtimet që bëjnë dhe se mund te konkurrojnë Partinë Socialiste” tha Balla.

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën kërkoi ndihmën e të rinjve për të ftuar sa më shumë bashkatdhetarë që të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit, duke u angazhuar personalisht.

“Dua t’ju kërkoj ndihmën ta forcojmë intensitetin e komunikimit me bashkatdhetarët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Vota e diasporës është moment historik për demokracinë e vendit. Ne jemi komb i vogël, ndoshta në numra, por i madh në histori, ndaj na duhet që të mundësojmë që më 11 maj të kemi një numër sa më të madh të atyre bashkatdhetarëve që sot jetojnë jashtë.

Partia Socialiste e Shqipërisë e mbajti fjalën dhe duhet të jetë shumë e qartë. Se dëgjoj shpesh herë edhe në këto studiot e darkës, që bëni mirë që nuk i shihni, po ne na qëllon ndonjëherë që çojmë kanalin aty. Dalin disa dhe thonë që e sollëm ne votën e diasporës, se shkuam ne këtu apo shkuam ne atje. Votën e diasporës e kërkoi, e mbështeti, e votoi shumica e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Përse nuk e bëmë dot më parë? Sepse ne nuk i kishim 84 vota në Kuvendin e Shqipërisë. Unë besoj se pas 11 majit me votën e diasporës do t’i kemi 84 mandate në Kuvendin e Shqipërisë” deklaroi Balla.

Ai u tha të rinjve se ajo që nevojitej prej tyre ishte të ftonin të afërmit jashtë vendit dhe t’i ndihmonin për t’u regjistruar.

“Ajo që nevojitet prej jush është që të merrni telefonin; bëjini një telefon hallës në Gjermani, dajës në Greqi, gjyshit në Itali dhe u thoni: dua që të regjistrohesh! Ndihmoje se është pak i koklavitur ai regjistrimi, por jo shumë i vështirë. Dhe ata e dinë pastaj.

Aty ka vetëm një alternativë, vetëm Partia Socialiste dhe ekipi kombëtar i Partisë Socialiste! Të tjerat o janë hallvë e ftohtë që nuk hahet më, ose janë nga këta që as nuk hahen as nuk pihen”

 

Balla u rikujtoi të rinjve se deri në datën 4 mars bashkatdhetarët tanë duhet të hyjnë në faqen e KQZ te platforma PER dhe të regjistrohen. Posta, tha ai edhe në vajtje dhe në kthim do paguhet nga shteti, së shpejti me ndryshimin e kodit zgjedhor në kuvend.

“Mos harroni asnjëherë se vota është pushtet dhe më kot do të ankohesh pastaj në Facebook apo Instatagram, por hidhe votën tënde te Partia Socialiste tek Edi Rama, për ta parë Shqipërinë aty ku e donte FRESSH-i në 1992-in, anëtare të Bashkimit Evropian!” përfundoi mesazhin e tij, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla në 33-vjetorin e themelimit të Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu