Himara ka zgjedhur që ditën e Pashkës ta presë ndryshe, ku dy nga vajzat e vogla të veshura me kostumet popullore të zonës kanë shpërndarë vezën e kësaj feste duke uruar banorët, por edhe turistët e shumtë për Pashkë të Bardha e plot mbarësi.

Vizitorët e ardhur nga Tirana, por edhe turistët nga Gjermania tregojnë se kanë vendosur të festojnë Pashkën në Himarë, ndërsa theksojnë se të tilla aktivitete duhet të ketë në çdo qytet të Shqipërisë

Për kryetarin e bashkisë Himarë, Vangjel Tavo kjo festë sjell unitet.

“Pashkët janë njëlloj, sivjet thjesht aktivitetet e organizuara nga bashkia kanë ndryshuar paksa klimën e festës së pashkëve në Himarë.

Edhe mbrëmë në Dhërmi dhe Himarë ka pasur një pjesëmarrje masive nga të gjithë banorët e vizitorët e Himarës. Gëzuar Pashkët, shëndet lumturi e dashuri në çdo familje himariote e çdo familje shqiptare’’, tha Tavo.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu