Skena të turpshme janë parë në ndeshjen mes Sllovenisë dhe Serbisë.
Tifozët serbë në pjesën e dytë nuk kanë ndalur hedhjet në fushën e lojës.
10 minuta para fundit folësi zyrtar ua ka tërhequr vërejtjen shikuesve për hedhjen e gjësendeve.
Kishte hedhje të shumta kur Zhan Karniqnik shënoi golin e epërsisë për Slloveninë.
Mbyllet në barazim 1-1 Slloveni-Serbi, duel i vlefshëm për grupin C në Euro 2024.
Zan Karnicnik kaloi sllovenët në avantazh në minutën e 69’, por Luka Jovic shpëtoi serbët në sekondat e fundit.