Greta Naraçi, shefe e pediatrisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ka ndarë më shumë detaje mbi tragjedinë që tronditi fshatin Mjedë, ku një 3-vjeçar humbi jetën dhe motra e tij 7-vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas Naraçit, kur fëmija i vogël 3-vjeçar ka mbërritur në spital, ka qenë në gjendje të shokut kardiak, me një insuficiencë kardiake tepër të rëndë që ka bërë të pamundur ndihmën e duhur. “Ishte një situatë shumë e vështirë. U munduam ta ulim në reanimacion, por koha ishte shumë e shkurtër dhe nuk na dha mundësi për të vendosur një diagnozë të saktë,” tha Naraçi, duke shpjeguar se ka qenë tepër vonë për të ndërhyrë në kohë.

Prindërit e fëmijës, sipas Naraçit, kanë pohuar se fëmija nuk kishte konsumuar asgjë që mund të ndihmonte në identifikimin e shkakut të gjendjes së tij kritike. “Ishte shumë e vështirë edhe të merrnim gjak nga fëmija, pasi gjendja ishte kaq e rëndë,” shtoi ajo.

Një moment tjetër i rëndësishëm ka qenë ardhja e fëmijës së dytë, motra 7-vjeçare, e cila ka shkuar në spital me gjyshërit dhe jo me prindërit.

Sipas Naraçit, prindërit kishin nënshkruar një formular për të marrë fëmijën në shtëpi, duke menduar se ishte një virozë sezonal. Por pas vdekjes së djalit dhe shenjave të rënda tek vajza, mjekët vendosën të dërgojnë vajzën urgjentisht në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Motra 7-vjeçare është shtruar në repartin intensiv të QSUT në Tiranë, ku mjekët po ndjekin me kujdes gjendjen e saj, por nuk ka ende konfirmim për shkakun e helmit apo virozës. “Ne jemi të shqetësuar dhe po presim diagnozën përfundimtare. Nuk kemi asnjë informacion të saktë deri tani,” tha Naraçi.

 

Drejtori i spitalit të Shkodrës, Senad Halluni ka bërë me dije se i ati i fëmijës ka firmosur për të nxjerrë fëmijën nga spitali edhe se i është sugjeruar të mbajë fëmijën në spital për mejkim të specializuar.

“Pacienti është paraqitur të premten më datë 21, në orën 16:40 me shenjat e të vjellave dhe nga mjekja roje është trajtuar për këto simptoma sipas protokollit të spitalit. Pas dy orësh, familjarëve është propozuar shtrimi i fëmijës në spitalin rajonal të Shkodrës. I ati ka vendosur firmën në kartelën e dokumentuar për të marrë fëmijën dhe për të mos vazhduar trajtimin. Më datën 22, në orën 9:40 ka ardhur në repartin e Pedriatrisë në gjendje të rëndë pothuajse pa shenja jete. Në atë moment, 5 mjekë janë munduar të bëjnë reanimimin në repartin e Pediatrisë. Duke marrë parasysh shenjat dhe dekursin, është thirrur edhe reanimatori dhe për rrteh tre çerek ore kanë vijuar dhënien e ndihmës së shpejtë.

Fatkeqësisht pacienti ka ndërruar jetë. Pas 30 minutash ka ardhur edhe e motra. Duke marrë parasysh situatën, nga stafi i Pediatrisë është vendosur transferimi në terapinë intensive në QSUT. Fakti që me të njëjta shenja është dhe e motra dhe janë organizuar të gjitha konsultat duke nisur me toksikolog për vendosjen e diagnozës. Në dijeninë time, nga kontaktet me mjektë e QSUT kemi të bëjmë me insuficencë kardiake respiratore.”/balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu