
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe drejtues politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla, ka ndarë një moment të veçantë gjatë vizitës së tij në Kretë. Në një postim në rrjetet sociale, ai shfaqet me një dhuratë simbolike – një statujë buf – që i është dhuruar nga komuniteti shqiptar në ishullin grek.
“Shqiptarët e Kretës ma gjetën dhuratën,” shkruan Balla me humor, duke e shoqëruar postimin me një foto ku shfaqet i buzëqeshur me dhuratën në dorë. Bufi, gjatë kësaj fushate, është kthyer në simbol të politikës, pasi PS e quan buf kreun e opozitës, Sali Berishën.
Vizita e Ballës në Kretë vjen në kuadër të përgatitjeve për një takim të rëndësishëm që do të zhvillohet nesër, ku pritet të marrin pjesë kryeministri Edi Rama dhe vetë Balla. Ky takim synon forcimin e lidhjeve me diasporën shqiptare në Greqi dhe rritjen e angazhimit të tyre në zhvillimet politike dhe shoqërore të Shqipërisë.